Bale e dëshiron vetëm Tottenhamin dhe askënd tjetër, thotë menaxheri i tij

  • E.K /
  • 16 September 2020 - 11:29
Bale e dëshiron vetëm Tottenhamin dhe askënd tjetër, thotë menaxheri i tij

Gareth Bale dëshiron të kthehet në Tottenham Hotspur sepse aty është vendi i vetëm ku ai dëshiron të jetë, sipas Jonathan Barnett, menaxherit të tij.

Bale u largua nga Tottenhami për t’iu bashkuar Realit për një shumë rekorde në atë botë, 92 milionë euro, në vitin 2013 dhe që prej atëherë i ka shënuar më shumë se 100 gola dhe i ka fituar katër trofe në Ligën e Kampionëve.

“Gareth ende i do Spurs-at. Aty është vendi ku ai dëshiron të jetë”, tha Barnett për BBC.

31-vjeçari nuk është në planet e trajnerit të Madridit Zinedine Zidane, me të cilin ka marrëdhënie të këqija.

Përveç Tottenhamit, edhe Manchester Unitedi ka shprehur interesim për të, por sipas menaxherit të tij klubi ku ai parapëlqen të luajë tani është Tottenhami. 

(Kosova Sot Online)