Drita, gjithçka gati për ndeshjen kundër Sileksit

  • A.P /
  • 16 September 2020 - 23:13
Drita, gjithçka gati për ndeshjen kundër Sileksit

Kampionia e Kosovës pritet që të luajë në ndeshjen e parë në Europa Ligë për këtë sezon kundër kampionit të Maqedonisë, Sileks

Drita ishte eliminuar në tavolinë kundër Linfieldit pasi që një lojtar i saj kishte rezultuar pozitiv me COVID-19 në Ligën e kampionëve.

Ndeshja ndërmjet dy kampionëve të dy shteteve të Ballkanit Perëndimorë pritet që të luhet në Shkup.

Me anë të një komunikate për shtyp që e ka botuar në Facebook, KF Drita ka treguar se ka përfunduar seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Sileks.

“Nen masa te rrepta për zbatimin e protokollit anti Covid, klubi jonë e ka zhvilluar seanceën e fundit stervitore.  Ekipi me të arritur në stadium i është nënshtruar matjes se temperaturës dhe paraqitje se dëshmisë se testit negativ nga SynLab për t’u futur me pas në stadium. Gjithçka ka shkuar mirë dhe më shumë korrëktesi nga ana e stafit punonjës ëe stadiumit”, shkruan në këtë komunikatë.

“Ekipi ka stërvitur i kompletuar në përjashtim të Festim Alidemës i cili sipas të gjitha gjasave do të mungojë në ndeshjen e nesërme për shkak të lëndimit të marre në ndeshjen miqësore me Skënderbeun në Durrës”.

Ndeshja do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:00 pa praninë e shikuesve për shkak të situatës me Covid19.


(Kosova Sot Online)