Reali e heq nga shitja fanellën e Bale

  • E.K /
  • 17 September 2020 - 13:42
 Reali e heq nga shitja fanellën e Bale

Huazimi i Gareth Bale te Tottenham është i pashmangshëm.

Real Madrid e ka hequr fanellën me numrin 11 nga faqja zyrtare, nga shitja online.

Aty janë të publikuara gjitha të futbollistëve, por jo e Bale, sinjal që tregon se 31-vjeçari po shkon në Tottenham.

Zinedine Zidane nuk e do uellsianin dhe për këtë dëshiron sa më parë ta largojë nga skuadra.

Klubet janë duke negociuar dhe raportohet se marrëveshja mund të arrihet së shpejti.

(Kosova Sot Online)