FIFA e zbulon renditjen, kjo është pozita e re e Kosovës

  • S.A /
  • 17 September 2020 - 14:14
FIFA e zbulon renditjen, kjo është pozita e re e Kosovës

Kosova ka pësuar rënie në renditjen më të re të FIFA-s për Kombëtare, e cila u publikua sot.

Dardanët e shohin veten në vendin e 116-të në renditje, një më poshtë sesa në klasifikimin paraprak.

Verdhekaltrit kanë 1167 pikë dhe gjenden prapa Koresë e përpara Namibisë. Ekipi i Bernard Challandes pati paraqitje të zbehta në muajin shtator në Ligën e Kombeve duke barazuar me Moldavinë 1:1 dhe duke humbur nga Greqia, 1:2.

Kosova është e treta në tabelë në Grupin 3, Liga C me një pikë të grumbulluar.

(Kosova Sot Online )