Kukësi punë të vështirë sonte kundër gjermanëve të Wolfsburg

  • A.P /
  • 17 September 2020 - 19:45
Kukësi punë të vështirë sonte kundër gjermanëve të Wolfsburg

Kukësi ka punë tepër të vështirë sonte kundër ekipit të njohur gjerman Wolfsburg, në kuadër të xhiros së dytë të Europa Ligë

Klubi i njohur shqiptar arriti fitore të lehtë kundër Slavia Sofies kurse sonte ata do të kenë një punë shumë më të vështirë kundër Wolfsburgut.

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega ka startuar me formacion të balancuar 4-2-3-1, ku në portë ka startuar Elezaj. Në katërshen mbrojtëse, Gega ka zgjedhur Malikji, Horic, Obanor dhe Demiri.

Në mesfushën defansive do të jetë dyshja Telushi dhe kapiteni Musolli kurse më përpara tyre do të jetë; Rroca, Limaj dhe Musta.

Sulmit kuksian i vetëm pritet t’i prijë Friday.

Në anën tjetër Oliver Glasner, trajner i Wolfsburg ka startuar me një formacion shumë më sulmues ku në treshen ofensive janë Steffen, Weghorst dhe Klaus.

Në këtë ndeshje ka startuar edhe mesfushori i krahut, shqiptari nga Maqedonia, Admir Mehmeti. 

(Kosova Sot Online)