KF Arbëria debuton me fitore në SuperLigë

  • A.P /
  • 18 September 2020 - 18:48
KF Arbëria debuton me fitore në SuperLigë

KF Arbëria ka arritur një fitore të madhe sot në Riza Lushta duke fituar me rezultat 0-2

U promovua sivjet në Superligë, por skuadra nga fshat Dobrajë i Lipjanit, KF Arbëria ka arritur që të debutoi me fitore kundër Trepçës ’89 në Riza Lushta sonte.

Superliga e Kosovës ka startuar sot ku KF Arbëria arriti që ta fitoj ai. Kreshnik Bahtiri shënoi golin e parë në Superligë për sivjet.

Bahtiri ishte edhe shënues i goli tjetër në pjesën e dytë, duke i dhënë kështu fitore skuadrës së trajnerit Arbnor Morina.

Me këtë fitore, Arbëria tregoi se nuk do të jetë skuadër me “rëndësi pjesëmarrja në superligë”. 

(Kosova Sot Online)