Pas MSN dhe BBC, koha për LGS

  • E.K /
  • 19 September 2020 - 13:04
Pas MSN dhe BBC, koha për LGS

U fol shumë për MSN dhe BBC në vitet e fundit, por tashmë ato treshe sulmuese nuk ekzistojnë, është koha për LGS

Messi-Suarez-Neymar (MSN), kjo treshe e mrekullueshme për disa vite ‘pushtoi’ botën duke dhuruar paraqitje mbresëlënëse dhe duke fituar pothuajse gjithçka.

E njëjta vlen edhe për treshen dikur të Real Madridit, Baele-Benzema-Cristiano (BBC), që fituan gjithçka me fanellën e bardhë.

Por, ato janë shpërbërë dhe duket se tani është koha për një treshe të re që të dominojë në Evropë, ajo po krijohet te Bayern Munich.

Me ardhjen e Leroy Sane nga Manchester City, Bayerni dalëngadalë po krijon një sulm të frikshëm.

Lewandowski-Gnabry-Sane, treshja në fjalë shkëlqyen në ndeshjen e parë në Bundesliga, ku Bayerni triumfoi 8-0 kundër Schlakes.

Gnabry realizoi het-trik, Lewandowski asistoi dy herë dhe shënoi njëherë derisa në debutim, Sane ia bëri sefte me gol dhe asistoi në dy gola të tjerë – me një fjalë, ata patën gisht në 8 golat e shënuar.

Se po krijohet një treshe e re dhe ndoshta dominuese, e tregon edhe foto e publikuar nga Robert Lewandowski në ‘Twitter’, ndoshta një mesazh për kundërshtarët. 

(Kosova Sot Online