Gjilani – Ballkani, derbi i Superligës

  • S.A /
  • 25 September 2020 - 16:56
Gjilani – Ballkani, derbi i Superligës

Lideri nga Suhareka do ta ketë një sfidë mjaft të vështirë në fundjavë në vizitën që do t’ia bëjë Gjilanit. Ndeshja kryesore, Prishtina – Drita është shtyrë. Superliga e Kosovës në futboll do ta zhvillojë xhiron e tretë radhazi të saj brenda vetëm një jave. Këtë fundjavë do të zhvillohet derbi i kësaj xhiroje në mes të Gjilanit dhe Ballkanit. Lideri nga Suhareka do ta ketë një sfidë mjaft të vështirë të dielën.

Por, pasi i mposhti Besën e Feronikelin, ekipi i Ismet Munishit, i udhëhequr nga sulmuesi në super-formë Mirlind Daku, do ta kërkojë fitoren e tretë radhazi. Nga ana tjetër, gjilanasit do të mundohen t’i mbajnë pikët në shtëpi. Feronikeli do të tentojë ta harrojë humbjen nga Ballkani dhe t’i kthehet fitores në derbin lokal me Drenicën të shtunën. Kurse, ndeshja tjetër e së shtunës do të jetë ajo në mes të Trepçës ’89 dhe Llapit.

Të dyja skuadrat janë në kërkim të fitores së parë sezonale. Kjo xhiro është hapur me ndeshjen Besa Arbëria, kurse dueli kryesor i xhiros, Prishtina – Drita është shtyrë për shkak të angazhimit të gjilanasve në garat evropiane.

(Kosova Sot Online )