Dita e parë e Suarez në Atletico, shokët e sakatojnë

  • S.A /
  • 26 September 2020 - 08:59
Dita e parë e Suarez në Atletico, shokët e sakatojnë

Luis Suarez është prezantuar të premten mbrëma te Atletico Madridi.

Ai ka zhvilluar edhe seancën e parë stërvitore gjithashtu, derisa nuk ka mbetur pa u kryer rituali i zakonshëm kur një futbollist i ri i bashkohet një skuadre.

Pasi është përshëndetur me Diego Simeonen, ai ka marrë goditje të shumta në shenjë mirëseardhje nga shokët e rinj. Suarez e ka zgjedhur numrin ‘9’ dhe ka nënshkruar kontratë deri më 2022.

(Kosova Sot Online )