“Barcelona gaboi me Suarezin”

  • S.A /
  • 26 September 2020 - 16:12
“Barcelona gaboi me Suarezin”

Rivaldo, legjenda e Barcelonës, beson se ish-klubi i tij gaboi me largimin e Luis Suarez. Sulmuesi 33-vjeçar befasisht u largua nga Camp Nou dhe për dy sezone me radhë do të luajë te rivali, Atletico Madridi. Rivaldo është i habitur me këtë vendim të Barçës pasi sipas tij, Suarez ka edhe shumë për të dhënë në fushë dhe këtë do ta dëshmojë te Atletico. Atletico e rrëmbeu golashënuesin e tretë më të mirë në histori të Barcelonës me vetëm 6 milionë euro. Suarez e mbylli etapën te Barça me 198 gola në 283 paraqitje.

Rivaldo beson gjithashtu si Lione Messi se Barca gaboi duke e lënë të shkojë Luis Suarezin. “Luis Suarez ka bërë zgjedhje fantastike duke nënshkruar për Atletico Madridin”, tha ishi i Barcelonës. “Doja që ai të qëndrojë në Barcelonë dhe ndjej se ende ka për të dhënë, por Ronald Koeman e bëri të qartë se ai ishte i tepërt në projektin e tij dhe i është bashkuar klubit ku do të vlerësohet”. “Shpresoj të shkojnë gjërat mirë për Suarezin te Atletico sepse jam fans i tij dhe nuk është dashur të largohet nga Barcelona. Ai është golashënuesi i tretë më i mirë në histori të klubit dhe e shoh vetëm moshën si fajtor për vendimin për ta lënë të shkojë”. “Ai është luftarak dhe transferim i shkëlqyer për Atleticon. Jam i sigurt se Diego Simeone është i ngazëllyer që në skuadër ka një lojtar të kualiteteve të Suarez, që është golashënues fantastik, luftarak dhe lojtar me eksperiencë të madhe në ndeshje të mëdha”.

(Kosova Sot Online )