Rahoveci i bën tri përforcime

  • S.A /
  • 28 shtator 2020 - 16:47
Rahoveci i bën tri përforcime

“Vreshtarët” po bëhen gati për sezonin e ri. Ata paralajmërojnë edhe përforcime të reja në prag të edicionit 2020/2021

Rahoveci ka nisur t’i konsolidojë radhët e tij para fillimit të sezonit të ri në Superligën e Kosovës në basketboll.

“Vreshtarët” kanë njoftuar se i kanë bërë sot tri përforcime solide në prag të edicionit 2020/21, i cili do të fillojë në muajin tetor.

Fisnik Juniku, Edmond Kryeziu e Sami Hajzeri kanë zbarkuar tashmë në palestrën “Mizahir Isma”.

Pas një viti të kaluar jashtë Rahovecit, Juniku rikthehet aty ku e mbështetën më së shumti.

Kryeziu ndërkaq, shkëlqeu me Ponte Prizrenin sezonin që shkoi, njëjtë si edhe Hajzeri te Feronikeli.

“Ata do t’i ndihmojnë skuadrës drejt arritjes së objektivave, bashkë me basketbollistët tjerë që do të zyrtarizohen ditëve në vijim”, ka njoftuar klubi i basketbollit Rahoveci përmes rrjeteve sociale.

(Kosova Sot Online )