Karanezi vazhdon me Bashkimin

  • G.G /
  • 29 September 2020 - 16:07
Karanezi vazhdon me Bashkimin

Bashkimi ka nisur t’i “blindojë” basketbollistët që i ka në ekip, ndërkohë që po planifikon të bëjë edhe përforcime.

Prizrenasit kanë njoftuar sot se njëri ndër lojtarët më të rëndësishëm të skuadrës, Ujkan Karanezi, do të vazhdojë t’i mbrojë ngjyrat portokall e zi edhe në sezonin 2020/2021.

Ai i ka qëndruar besnik klubit të vendlindjes duke nënshkruar kontratë të re.

Në stinorin që e lamë pas, Ujkani ka pasur mesatare prej 9.6 pikësh dhe 6.6 kërcimesh për ndeshje.

Sezoni i ri i Superligës së basketbollit do të fillojë në fund të muajit tetor. 

(Kosova Sot Online)