“Unë dhe Asensio e ndryshuam ndeshjen”

  • S.A /
  • 01 October 2020 - 11:03
“Unë dhe Asensio e ndryshuam ndeshjen”

Vinicius nuk tregohet aspak modest. Ai thotë inkuadrimi i tij në fushë dhe i Marco Asensios në pjesën e dytë, bëri që Real Madridi të fitojë tri pikët e para në Alfredo Di Stefano. Vini Jr shënoi golin e tri pikëve, ku Madridi e mposhti 1-0 Valladollidin.

“Jam i lumtur me paraqitjen. Pjesa e parë ishte e vështirë, në pjesën e dytë trajneri më inkuadroi mua dhe Asension për të krijuar më shumë shanse dhe ndryshuam ndeshjen”, u shpreh Vini.

“E dimë se nëse e mbajmë portën e paprekur, mund të fitojmë ndeshje sepse kemi shumë lojtarë që mund të shënojnë përgjatë sezonit dhe do të vazhdojmë të përmirësohemi”.

(Kosova Sot Online )