Arrihet marrëveshja, Chiesa i bashkohet Juventusit

  • S.A /
  • 05 October 2020 - 08:57
Arrihet marrëveshja, Chiesa i bashkohet Juventusit

Federico Chiesa do t’i kryejë testet mjekësore me Juventusin sot gjatë ditës, pasi kampioni italian arriti marrëveshje me Fiorentinën për huazimin e tij plus detyrimin për ta blerë.

Sipas mediave, italiane, marrëveshja u arrit të dielën në mbrëmje dhe testet mjekësore u caktuan për të hënën, ditën e fundit të afatit kalimtar të verës

Në Itali, afati kalimtar mbyllet në orën 20:00.

Anësori italian pritet të huazohet për dy vjet në Torino, me një çmim prej 2 milionë euro për sezonin e parë dhe 8 milionë euro të tjera për sezonin e dytë.

Pastaj ekziston mundësia që Juve ta blejë atë për 40 milionë euro plus 10 milionë euro të tjera bonuse.

Megjithatë, ajo mundësi bëhet detyrim nëse plotësohen kushte të caktuara, kryesisht nëse Juventusi përfundon në top katërshe, Chiesa i luan të paktën 60% të ndeshjeve për të paktën 30 minuta dhe nëse i shënon 10 gola dhe i dhuron 10 asiste.

(Kosova Sot Online )