Brenda aeroplanit luksoz të Leo Messit

  • S.A /
  • 06 October 2020 - 10:11
Brenda aeroplanit luksoz të Leo Messit

Në një kohë krize te pandemisë së koronavirusit dhe për arsyeje sigurie, Lionel Messi iu ka ofruar mundësi bashkëlojtarëve të vet argjentinas, te cilët luajnë në Evropë, të udhëtojnë bashkë me të drejt atdheut për ndeshjet e kombëtares.

Kapiteni i Barcelonës ka vendosur ta ndajë aeroplanin e vet privat se bashku me Marcos Acuna, Lucas Ocampos, Paulo Dybala, Nicolas Otamendi dhe Juan Foyth.

Që të gjithë këta janë ftuar nga trajneri Lionel Scaloni për ndeshjet kualifikuese të Argjentinës për Botërorin 2020 kundër Ekuadorit dhe Bolivisë.

Messi ka blerë avionin e tij privat për më shumë se 13 milionë euro në fund të vitit 2018. Avioni është 29 metra i gjatë, ndërsa 28 metra i gjerë, me një lartësi prej 8 metrave, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2002.

 

Messi e përdor atë zakonisht me familjen e tij për pushime, dhe babi i tij Jorge e përdor atë për udhëtime biznesi.

Ai i ka gjithsej 16 ulëse ekzekutive, të cilat mund të shndërrohen në tetë shtretër dhe gjithashtu i posedon dy tualete dhe dy kuzhina.

Në bishtin e avionit është i shënuar numri 10, ndërsa në shkallë janë të shënuar emrat e gruas së tij Antonela dhe të fëmijëve Thiago, Mateo dhe Ciro.

(Kosova Sot Online )