Barcelona e konfirmon lëndimin e Jordi Albas

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 12:54
Barcelona e konfirmon lëndimin e Jordi Albas

Barcelona ka konfirmuar se mbrojtësi i krahut të majtë Jordi Alba ka pësuar një lëndim në gju të dielën në ndeshjen kundër Sevillas në Kamp Nou.

Si pasojë, Alba rrezikon të mungojë në El Clasico kundër Real Madridit këtë muaj.

31-vjeçari pësoi lëndimin gjatë pjesës së dytë dhe u zëvendësua nga blerja e re Sergino Dest për 15 minutat e fundit të ndeshjes.

Barça ende nuk ka treguar se sa do të mungojë saktësisht Alba, por tani janë ndeshjet e kombëtareve dhe klubet do të pushojnë për gjatë dy javëve në vazhdim, fat i mirë për Alban.

Ndeshja e radhës e Barçës është më 18 tetor, në udhëtim kundër Getafes, dhe trajneri Ronald Koeman nuk do të ketë shumë zgjidhje në rast se Alba nuk do të jetë në gjendje të luajë.

Junior Firpo mund të bëjë paraqitjen e tij të parë në këtë sezon, ndërsa edhe Dest është gjithashtu një opsion për krahun e majtë për Katalonasit.

Dest ka deklaruar pas ndeshjes që është i gatshëm që të luajë në dy pozitat në rast së trajneri i kërkon. Gjithashtu Koeman ka deklaruar që nuk ka frikë të luajë me Dest në 11-shën e tij startuese, dhe mund të ndodh që ta shohim 19-vjeçarin së shpejti në ekipin startues.

(Kosova Sot Online)