Ballkani e përkrah dhe e motivon Kosovën në mënyrë speciale

  • G.G /
  • 06 October 2020 - 13:53
Ballkani e përkrah dhe e motivon Kosovën në mënyrë speciale

Ballkani e ka gjetur një mënyrë speciale për ta motivuar Përfaqësuesen e Kosovës në futboll.

Klubi kosovar e ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet kontingjenti i ekipit Portokalli bashkë me stafin teknik në mbështetje të “Dardanëve”, të cilët të enjten mbrëma do ta zhvillojnë ndeshjen jetike me Maqedoninë e Veriut, e vlefshme për gjysmëfinalen e “play-offit” të Ligës së Kombeve.

“Forca Kosovë, ti fito, forca Kosovë, ti kurrë mos u dorëzo”, ka shkruar trajneri Ismet Munishi.

Përkundër mungesave, Verdhekaltrit synojnë ta mposhtin Maqedoninë e Veriut dhe të shkojnë në finale, në kërkim të kualifikimit historik në Euro 2020, i cili do të mbahet vitin tjetër. 

(Kosova Sot Online)