Ilic rikthehet në skuadrën e Atalantës për Champions League

  • G.G /
  • 07 October 2020 - 15:40
Ilic rikthehet në skuadrën e Atalantës për Champions League

Josip Ilic është rikthyer në skuadrën e Atalantës për Champions League, ndërkohë që mbrojtësit Bosko Sutalo dhe Mattia Caldara janë lënë jashtë skuadrës nga trajneri Jan Piero Gasperini.

Ilic ka përfunduar “mbylljen në vetmi” gjatë sezonit të kaluar, pasi duket t’i ketë lënë prapa problemet personale dhe tani ai është rikthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit.

Pjesë e skuadrës zikaltër është edhe Berat Xhimshiti, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare.

Caldara, ish-lojtari i Milan dhe Juventus ka pësuar një lëndim dhe do të i nënshtrohet një operacioni, qendërmbrojtësi do të jetë jashtë fushave të gjelbërua për tre muaj.

Atalanta do të përballet me Liverpoolin, Ajaxin dhe Midtjylland në grupet e Champions League.

Më poshtë lista e plotë e Atalantës për Champions League:

Portierët: Gollini, Carnesecchi, Sportiello, Rossi

Mbrojtës: Toloi, Palomino, Romero, Xhimshiti, Hateboer, Gosens, Piccini, Depaoli, Mojica

Mesfushorë: Freuler, de Roon, Pasalic, Pessina, Malinovskyi, Gomez

Sulmues: Ilic, Zapata, Muriel, Miranchuk, Lammers.

(Kosova Sot Online)