Ylli i Serie A: Ndaleni luftën Armeni – Azerbajxhan

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 17:38
Ylli i Serie A: Ndaleni luftën Armeni – Azerbajxhan

Ylli i skuadrës së Romës, Henrikh Mkhitaryan ka bërë thirrje që lufta në mes të Armenisë dhe Azerbajxhanit për rajonin Nagorno – Karabakh të ndalet sa më shpejtë.

Kapiteni i kombëtares së Armenisë, i cili është gjithashtu ambasador i UNICEF-it, iu ka adresuar me një letër të hapur presidentëve të OSCE-së, Minsk Group, që ta përdorin forcën e tyre për ndaljen e luftës në rajonin e Nagorno Karabahk.

“Unë jam një futbollist profesional dhe me shumë krenari e prezantoj shtetin tim – Armeninë dhe sot jam duke iu shënuar juve me një zemër të rënduar”, shkroi ai.

“Ndërsa bota është duke vuajtur nga një luftë tragjike në Nagorno-Karabakh, më lejoni që zëri im të dëgjohet që vendi im është në rrezik, me intensitet të lartë të luftës ditët e kaluara, është e shumë e rëndë që të shohësh se si forcat e Azerbajxhanit janë duke shkatërruar shkollat e fëmijëve, spitalet dhe vendet me infrastrukturë të lartë,” vazhdoi Mikhtaryan.

“Nga thellësia e zemrës po ju bëj thirrje që t’i përdorni të gjitha forcat e mundshme ta ndalni këtë tragjedi që është duke ndodhur dhe të fillojnë negociatat për paqe”, mbaroi 31-vjeçari.

(Kosova Sot Online)