Challandes: Mund ta prekim ëndrrën

  • A.P /
  • 07 October 2020 - 19:04
Challandes: Mund ta prekim ëndrrën

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencën për shtyp ka thënë se Kosova ka mundësi për ta prekur ëndrrën “Euro 2020”

“Tash jemi pranë një momenti kur edhe ëndrrën mund ta prekim, por siç e thatë edhe ju kemi disa probleme, nuk jemi në situatën më perfekte, por Kosova si ekip futbolli ka treguar se di t’i përballoje këto situata, duke i kthyer në favor të vetin”, ka thënë ai.

“Si trajner, nëse je pesimist dhe gjithmonë i sheh vetëm pjesët e vështira, atëherë duhet të ndërrosh punën me përgjegjësi, unë e kam të qartë me çka përballem, e shoh se kemi mundësi, shoh se mund të arrijmë diçka si ekip, koha ka ardhur, nuk mund të presim më shumë për të realizuar atë që duam”.

Challandes ka folur edhe për tifozët në tribuna, derisa ka thënë se pavarësisht mungesës së tyre ata do të luajnë për fitore.

“Me gjithë lojtarët e mi ose pa ata, kjo nuk është një pyetje e mirë. Dua të luaj me tifozë, për mua tifozët janë pjesa më e rëndësishme e futbollit. Por duhet ta pranojmë këtë situatë, dhe është e qartë se unë i dua të gjithë futbollistët e mi, por kjo është situata, duhet ta pranojmë”, tha ai.

Challandes ka folur edhe për mungesën e Rrahmanit, i cili nuk ka udhëtuar fare në Kosovë për shkak se skuadra e napolit është izoluar.

“Unë mund ta shpjegoj se çfarë ka ndodhur por jo edhe ta kuptoj edhe aq mirë pse ka ndodhur kështu. Po jetojmë në një kohë speciale me virusin e COVID-19 dhe disa gjëra janë dukshëm më të vështirësuara sesa që janë në kushte normale. Kemi bërë maksimumin duke provuar nëpërmjet UEFA, nëpërmjet FIFA-s, nëpërmjet federatës italiane, nëpërmjet regjionit të Napolit, pra në çdo formë kemi provuar që Amirin ta kemi me ne këtu, kjo nuk ka qenë e mundur, dhe për ne ka qenë e pakuptueshme, siç është e pakuptueshme, se nga i njëjti shtet, nga një klub që ka shumë raste pozitive, dikush të mund të jetë pjesë e ekipit (rasti Goran Pandev)”.

(Kosova Sot Online)