Armend Dallku befason me skuadrën e re

  • S.A /
  • 08 October 2020 - 12:41
Armend Dallku befason me skuadrën e re

Armend Dallku ka befasuar me skuadrën e re

Pas largimit nga FC Prishtina, trajneri i ri kosovar është bërë me ekip të ri sot.

Në fakt, ish-futbollisti i njohur kosovar e ka marrë në dorë ekipin e Dukagjinit.

Ai në Klinë do ta pasojë trajnerin e larguar, Severin Elezaj.

Dallku, i cili drejtoi e skuadrën e Prishtinës sezonin e kaluar, ka arritur marrëveshje njëvjeçare me skuadrën nga Rrafshi i Dukagjinit.

Pjesë e shtabit teknik të trajnerit vushtrrias do të jetë edhe ish-trajneri kondicional i FC Prishtinës, Artan Luz.

Klubi nga Klina momentalisht gjendet në pozitën e shtatë në Ligën e Parë, pasi i ka zhvilluar tri ndeshje dhe i ka grumbulluar vetëm 4 pikë.

Dukagjini synon që së bashku me trajnerin e ri Dallku të arrijnë të rikthehet në Superligën e Kosovës.

(Kosova Sot Online )