UEFA publikon ‘pasimin magjik’ të De Bruyne për Carrasco

  • S.A /
  • 15 October 2020 - 16:10
UEFA publikon ‘pasimin magjik’ të De Bruyne për Carrasco

Kevin de Bruyne vazhdon të mbetet njëri nga mesfushorit kreativ më të mirë në botë, ndërsa ‘magjitë’ e tij me topin shihet ndeshje pas ndeshje.

Belgjika humbi para disa ditësh ndaj Anglisë me rezultat 2-1 në ndeshjen e vlefshme për Ligën A në Ligën e Kombeve.

Golat në këtë përballje u shënuan nga Romelu Lukaku (16’) për belgët dhe Marcus Rashford dhe Mason Mount për anglezët. Megjithatë, kjo ndeshja mund të barazohej dhe të mbyllej baras po që se Yannick Carrasco do të ishte më i vëmendshëm.

Në minutën e 72-të të ndeshjes, De Bruyne dhuroi një ‘pasim magjik’ për Carrascon, i cili i vetëm me portier humbi rastin.

Ky asistim është publikuar nga faqja e UEFA-s dhe po vlerësohet lartë nga tifozët e futbollit dhe njohës tjerë të sportit.

(Kosova Sot Online )