Shtohen telashet për Conten, Sanchez lëndohet dhe humb derbin

  • S.A /
  • 16 October 2020 - 09:34
Shtohen telashet për Conten, Sanchez lëndohet dhe humb derbin

Sikur të mos mjaftonin mungesat e 6 futbollistëve të prekur nga COVID-19, skualifikimi i Sensit dhe mungesa e Vecinos për arsye dëmtimi, telashet shtohen për Antonio Conten në prag të derbit të Madoninës ndaj Milanit.

Mediat kiliane raportojnë se dëmtimi muskular që pësoi Alexis Sanchez në fund të sfidës mes Kilit dhe Kolumbisë do ta mbajë jashtë fushave për disa sulmuesin e Interit, duke bër që Nino Maravilla të humbasë derbin dhe jo vetëm.

Një lajm ky që ende nuk është konfirmuar nga klubi zikaltër, me Sanchezin që do t’u nënshtrohet disa analizave të detajuara paraditen e të premtes për të kuptuar problemin që mund të ketë.

Nëse gjithçka konfirmohet atëherë mungesa e Sanchez në derbi dhe gjatë ndeshjeve në vazhdim do të jetë një problem i madh për Interin edhe vitin e kaluar e humbi futbollistin kilian për më shumë se 3 muaj pikërisht pas një dëmtimi që pësoi me Kilin në muajin tetor.

(Kosova Sot Online )