Nis derbi i zjarrtë mes Dritës dhe Gjilanit

  • A.P /
  • 18 October 2020 - 13:41
Nis derbi i zjarrtë mes Dritës dhe Gjilanit

Ka filluar derbi i zjarrtë lokal, mbase më i madhi në Superligë, mes Dritës dhe Gjilanit.

Drita do të kërkojë ta vazhdojë ecurinë e përkryer të fitoreve në sezonin e ri në Superligë, në përpjekje për ta mbrojtur titullin, por do t’i duhet ta kalojë pengesën më të vështirë që mund ta ketë, rivalin e qytetit Gjilanin.

Kampionia në fuqi e Superligës është nikoqire e të kuqve në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Ndeshja do të luhet pa praninë e tifozëve në stadium dhe nën masa të rrepta parandaluese të pandemisë së koronavirusit.

Drita është në një ecuri të përkryer prej tri fitoreve në tri ndeshje deri tani këtë sezon dhe do të kërkojë ta vazhdojë atë edhe ndaj rivalit më të madh.

Gjilani, në anën tjetër, ka barazuar dy herë dhe ka fituar dy herë të tjera pasi e humbi ndeshjen hapëse të këtij sezoni.

Pavarësisht se i ka dy ndeshje më pak se skuadrat e tjera në Superligë, për shkak se ishte e zënë me kualifikime për Ligën e Evropës në fillimsezon, Drita renditet e dyta me 9 pikë, një më shumë se Gjilani që është në pozitën e pestë.

Ballkani mbetet lider me 16 pikë, pas gjashtë ndeshjeve, pasi dje e mundi 4:2 Arbërin.

(Kosova Sot Online)