Lenglet i fillon bisedimet me Barçën

  • S.A /
  • 19 October 2020 - 16:59
Lenglet i fillon bisedimet me Barçën

Qendërmbrojtësi francez sipas të gjitha gjasave do ta vazhdojë karrierën në “Camp Nou”

Clement Lenglet i ka nisur bisedimet për kontratën e re me Barcelonën.

Lajmin e ka bërë të ditur e përditshmja spanjolle “Mundo Deportivo” .

Qendërmbrojtësi francez ka kontratë me gjigantin katalunas deri në vitin 2023.

Mirëpo, impresionimi i tij në rritje në “Camp Nou” ka bërë që gjiganti katalunas ta shpërblejë atë me një kontratë të re të pasur.

Barça është duke menduar t’i mbajë gjatë lojtarët e çmuar që i ka në skuadër, ndërkohë që ata më të vjetrit është duke i liruar gradualisht.

(Kosova Sot Online )