Juventusi udhëton drejt Ukrainës i mangët, me vetëm dy sulmues

  • S.A /
  • 19 October 2020 - 16:56
Juventusi udhëton drejt Ukrainës i mangët, me vetëm dy sulmues

Juventusi do të udhëtojë drejt Ukrainës me skuadër të mangët, me vetëm dy sulmues dhe pa Cristiano Ronaldon.

Ronaldo u infektua me koronavirus derisa ishte në detyrë me Kombëtaren e Portugalisë në fillim të javës së kaluar dhe u kthye menjëherë në Itali për t’u futur në karantinë, në mënyrë që të rikthehet në kohë për ndeshjen e Juventusit kundër Barcelonës në Ligën e Kampionëve..

Ai mungoi në barazimin e Juves kundër Crotones 1:1 të shtunën dhe do të mungojë edhe të martën kundër Dynamo Kiev në Ligën e Kampionëve.

Përveç tij, mungesë e madhe është edhe Matthjis de Ligt i cili është duke u rikuperuar nga lëndimi.

Në skuadër është rikthyer Aaron Ramsey.

Kjo është lista e lojtarëve të Juventusit për ndeshjen me Dynamo Kiev.

Portierë: Szczesny, Pinsoglio, Buffon

Mbrojtës: Chiellini, Danilo, Cuadrado, Bonucci, Demiral, Frabotta

Mesfushorë: Arthur, Ramsey, Chiesa, Rabiot, Bentancur, Bernardeschi, Portanova, Kulusevski

Sulmues: Morata, Dybala.

(Kosova Sot Online )