Mësohet data kur Hazard do të rikthehet në fushë

  • S.A /
  • 21 October 2020 - 09:49
Mësohet data kur Hazard do të rikthehet në fushë

Eden Hazard nuk do të rikthehet në fushë deri në nëntor, pasi ende nuk është riaftësuar plotësisht nga lëndimi në këmbën e djathtë.

Ajo që u duk se ishte thjesht një shqetësim i vogël, u shndërrua në një lëndim i cili ende nuk e ka lejuar përfaqësuesin belg të luajë në sezonin 2020/21 për Real Madridin. Hazard do të mungojë në El Clasico kundër Barcelonës në Camp Nou të shtunën dhe do t’i duhen të paktën edhe tri javë të tjera për t’u kthyer në fushë, sipas gazetës madrilene, MARCA.

Në fillim të nëntorit, nga 10 deri më 18, Real Madridi nuk do të ketë ndeshje sepse do të ketë lojë të kombëtareve.

E pritet të jetë i gatshëm tamam pas ndeshjeve të kombëtareve kah mesi i nëntorit.

(Kosova Sot Online )