Muriqi luan 40 minuta në barazimin e Lazio kundër Club Brugge

  • A.P /
  • 28 October 2020 - 23:19
Muriqi luan 40 minuta në barazimin e Lazio kundër Club Brugge

Lazio ka barazuar 1-1 me Club Brugge në Belgjikë sonte. Inkuadrimi në minutën e 55-të të ndeshjes i Muriqit nuk solli asgjë për Lazion të cilët në fund do të kthehen në Romë me vetëm një pikë të shënuar

Club Brugge-Lazio 1-1

Lazio udhëtoi e hendikepuar në Belgjikë sonte për ndeshjen e rrethit të dytë në Ligën e Kampionëve, pasi që 12 lojtarë të saj i vetizoluan shkaku i Covid-19. Ishte menduar që në këtë ndeshje do të startonte me Muriqin por ai përsëri ishte në stol. Të dy golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e parë. Correa shënoi në minutën e 14-të derisa rezultati u barazua në minutën e 42, ku nga penalltia shënoi Vanaken. Në pjesën e dytë Lazio tentoi shumë që ti merr tre pikë dhe për këtë angazhoi në lojë edhe Vedat Muriqin, i cili luajti për 40 minuta në pjesën e dytë. Megjithatë ai nuk arriti që të bëj diçka dhe Lazio u kthye në shtëpi me 1 pikë. Pavarësisht barazimit, Lazio e ruan vendin e parë në Grupin F me 4 pikë, ku ka pikë po aq sa Club Brugge në vendin e dytë.

Borussia Dortmund-Zenit St Petersburg 2-0

Borussia Dortmund e ka arritur fitoren e parë duke e mposhtur skuadrën ruse të Zenit St Petersburg. Skuadra gjermane edhe pse ka dominuar në pjesën e parë, nuk ka shënuar gol derisa kjo pjesë përfundoi me rezultat të barabartë 0-0. Golat për Dortmundin erdhën në pjesën e dytë. Jadon Sancho do të shënonte nga penalltia në minutën e 78-të kurse rezultati do të dyfishohej në minutën e parë shtesë të ndeshjes. Pas kësaj fitoreje, Dortmund është në vendin e 3-të me 3 pikë kurse Zenit mbetet pa pikë pas dy ndeshjeve të zhvilluara. 


(Kosova Sot Online)