Munishi: “Blla, blla, blla… folni tash!”

  • G.G /
  • 29 October 2020 - 11:32
Munishi: “Blla, blla, blla… folni tash!”

Pak ditë pas humbjes me përmbysje të çmendur nga Trepça ’89, Ballkani i Ismet Munishit e bëri diçka të tillë duke triumfuar me përmbysje kundër Prishtinës. Kjo e ka gëzuar shumë Munishin, që ishte kapluar nga kritikat për atë humbje vikendin e kaluar.

Kur u duk se skuadra e Ismet Munishit po shkonte drejt humbjes së dytë radhazi dhe në përgjithësi këtë sezon në Superligë, ajo tregoi fytyrë lideri dhe e përmbysi rezultatin në gjashtë minutat e fundit kundër Prishtinës.

Në një ndeshje të tensionuar nga fillimi në Suharekë, bardhekaltrit e gjetën epërsinë herët falë Johnit, i cili shënoi në minutën e 34-të.

Ballkani i Munishit vuajti shumë për të ardhur te goli, pavarësisht përpjekjeve të mëdha.

Por zëvendësimi që Munishi e bëri në pjesën e dytë, kur e futi në lojë Zekën, doli të ishte i përkryer.

Ish-ylli i Feronikelit u shndërrua në hero për Suharekën. Ai e barazoi rezultatin në minutën e 88-të duke shënuar me kokë, para se ta bënte rikthimin më të madh të Ballkanit në historinë e saj, kur u gjend më së miri në një tollovi në mbrojtjen e Prishtinës dhe e futi topin në rrjetë në minutën e 96-të.

Natyrisht, i lumtur me reagimin e skuadrës vetëm pak ditë pas asaj që i ndodhi në Mitrovicë.

“Blla, blla, blla… folni tash!”, shkroi Munishi në llogarinë personale në Facebook.

Falë këtyre tri pikëve, Ballkani tani ruan kreun me 22 pikë, gjashtë më shumë se Drita, e cila i ka dy ndeshje më pak të zhvilluara, megjithatë. 

https://www.facebook.com/ismet.munishi1/posts/3759613530718297

(Kosova Sot Online)