Ja cili lojtar mund ta zëvendësojë Salahun
Jurgen Klopp tashmë i ka treguar Liverpool se cili yll i Premierligës duhet ta zëvendësojë Mohamed Salah.
Salah këtë verë do t’i japë fund nëntë sezoneve të mbushura me trofe në Anfield, periudhë gjatë së cilës ka fituar dy tituj të Premierligës, Ligën e Kampionëve, FIFA Club World Cup, UEFA Super Cup, FA Cup dhe dy herë EFL Cup, si dhe një FA Community Shield.
Tani Liverpool përballet me detyrën e vështirë për të zëvendësuar një lojtar që ka shënuar mbi 250 gola nga krahu.
Adoleshenti i RB Leipzig, Yan Diomande, është përmendur nga shumë njerëz si objektivi kryesor i transferimeve për trajnerin e Reds, Arne Slot, këtë verë.
Raportohet se tashmë është zhvilluar një takim mes Liverpoolit dhe agjentëve të Diomandes, por ish-trajneri i Reds, Klopp, mund të ketë ide të tjera.
Në dhjetor të vitit 2023, Klopp e quajti yllin e West Ham United “ndoshta lojtarin tim të preferuar përveç lojtarëve të mi”, duke shtuar: “Është thjesht fantastike ajo që po bën dhe mënyra se si po zhvillohet.”
Duke folur në nëntor të vitit 2021, Jurgen Klopp tha: “Më pëlqen shumë Jarrod Bowen. Ai e nisi rrugëtimin e tij nga Hull City dhe nuk iu desh shumë kohë për të arritur aty ku është, duke treguar saktësisht çfarë lloj lojtari mund të jetë edhe në Premier League.”
Lavdërimet e Klopp janë mbështetur edhe nga Michael Owen, i cili tha për talkSPORT në lidhje me Bowen: “Ia kam thënë disa shokëve të mi ditët e fundit. Kam thënë, nëse do të mund të zgjidhja një lojtar…
“Tani, sigurisht, Jarrod Bowen është një lojtar legjendar, tifozët e West Ham United e adhurojnë dhe me të drejtë. Por, nëse West Ham do të binte nga liga, ai do të ishte perfekt për mua. Mendoj se është absolutisht brilant.
“Kam pasur fatin të bëj një masterclass për sulmues në një emision televiziv sezonin e kaluar me të, dhe nuk mund ta besoja. Sinqerisht, këmbë e majtë, këmbë e djathtë, goditje të fuqishme, krosime, shpejtësi. Dua të them, një realizues i nivelit më të lartë.”
(Kosova Sot Online)
