Lojtarët e Barcelonës të bindur se do ta fitojnë titullin

  • A.P /
  • 09 May 2026 - 09:30
Lojtarët e Barcelonës të bindur se do ta fitojnë titullin

Besimi po rritet me shpejtësi brenda dhomave të zhveshjes së Barcelona para super sfidës së kësaj fundjave në “El Clasico” kundër Real Madridit, me skuadrën që beson se titulli i La Ligas mund të sigurohet që të dielën.

Barcelona hyn në këtë përballje duke e ditur se një barazim në “Spotify Camp Nou” do të mjaftonte për t’u shpallur zyrtarisht kampione e Spanjës.

Pas një sezoni të gjatë dhe të lodhshëm, Blaugranët e shohin veten vetëm një paraqitje të fortë larg përfundimit të misionit para tifozëve të tyre.

Sipas raportimeve të “SPORT”, brenda skuadrës së Barcelonës po rritet bindja se momenti i zhvillimit të “El Clasicos” favorizon shumë Hansi Flick dhe lojtarët e tij.

Kjo për shkak se atmosfera rreth Real Madridit ditët e fundit nuk ka kaluar pa u vënë re në qarqet e futbollit, sidomos pas raportimeve për tensione dhe probleme në dhomat e zhveshjes në Valdebebas.

Situatat që përfshijnë Antonio Rudiger, Alvaro Carreras, Aurelien Tchouameni dhe Federico Valverde kanë habitur disa pjesëtarë të skuadrës katalanase.

Me Valverden që pritet gjithashtu ta humbasë ndeshjen, bindja brenda dhomave të zhveshjes së Barcelonës është se Madridi po vjen në momentin më të keq të mundshëm sa i përket gjendjes mendore.

Lojtarët e Barcelonës besohet se mendojnë se mosfitimi i titullit në këto rrethana do të ishte një mundësi e madhe e humbur, edhe pse më pas do të kishte ende ndeshje për t’u zhvilluar.

Për këtë arsye, synimi brenda skuadrës është që ta sulmojnë Real Madridi që nga vërshëllima e parë dhe të përpiqen ta mbyllin menjëherë garën për titull.

Ekziston gjithashtu besimi se morali i Real Madridit mund të mos jetë mjaftueshëm i fortë për ta përballuar intensitetin e një “El Clasicoje” si mysafir, sidomos kur shumëkush tashmë beson se gara për titull praktikisht ka përfunduar.

Ndërkohë, Barcelona është e vendosur ta shfrytëzojë këtë atmosferë në favorin e saj.

Në të njëjtën kohë, skuadra e Flickut nuk po e qaset ndeshjes pa kujdes. Lojtarët vazhdojnë të kenë respekt të plotë për Real Madrid dhe e kuptojnë rrezikun që ekziston gjithmonë në një “El Clasico”.

Megjithatë, po rritet gjithashtu bindja brenda skuadrës se Barcelona ka qenë ekipi më i fortë këtë sezon dhe tani dëshiron ta dëshmojë këtë edhe në fushë.

Mbi të gjitha, Blaugranët duan t’u dhurojnë tifozëve një natë të paharrueshme dhe të festojnë atë që do të ishte trofeu i tyre i parë i madh pas rikthimit në “Spotify Camp Nou”.

(Kosova Sot Online)