Genoa, çlirohet nga Covidi

  • A.P /
  • 29 October 2020 - 19:28
Genoa, çlirohet nga Covidi

Genoa tani është liruar nga koronavirus pasi që i fundit nga 17 lojtarët që e kishin kontraktuar COVID-19 janë testuar negativ

Kanë qenë 22 raste në total në klub, përfshirë edhe pesë anëtarë të stafit, duke filluar me portierin Mattia Perin që kishte rezultuar pozitiv një ditë para humbjes 6-0 nga Napoli.

Që nga ajo kohë, testet u bën më 26 shtator ku 16 lojtarë tjerë u testuan pozitivë por tani e gjithë skuadra është testuar.

Futbollistët e fundit që u shëruan sot ishin Darian Males dhe Petar Brlek.

Lista e të 17 lojtarëve që u testuan pozitivë është: Valon Behrami, Francesco Cassata, Lukas Lerager, Federico Marchetti, Filippo Melegoni, Luca Pellegrini, Mattia Perin, Marko Pjaca, Ivan Radovanovic, Lasse Schone, Davide Zappacosta, Mattia Destro, Petar Brlek, Miha Zajc, Davide Biraschi, Domenico Criscito dhe Darian Males. 

(Kosova Sot Online)