Dhuratë për Lozanon që e tronditi Real Madridin

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 12:09
Dhuratë për Lozanon që e tronditi Real Madridin

Choco Lozano ka arkëtuar çmim të dyfishtë për golin e tij kundër Real Madrid.

E para ishin tri pikët në Alfredo di Stefano kundër Real Madridit. Derisa të enjten tani ka pranuar një dhuratë për golin që shënoi ditë më parë.

27-vjeçari i Cádiz ka pranuar një Audi elektrike me vlerë 80,380 euro.

Sulmuesi shkroi emrin e tij në librat e historisë së Cadiz me 17 tetor kundër Realit.

Goli i tij i dha fitoren e parë në histori Cadizit në udhëtim te Madridi dhe ia shkaktoi humbjen e parë në Valdebebas pasi nuk dinin për disfatë që kur nisën të luanin aty, pasi Santiago Bernabeu është duke u rinovuar.

Ajo fitore në Madrid ishte e dytë në udhëtim për ekipin e Álvaro Cerveras. 

(Kosova Sot Online)