Ferland Mendy, muri i Real Madridit

  • G.G /
  • 31 October 2020 - 12:10
Ferland Mendy, muri i Real Madridit

Marcelo i takon të kaluarës, Ferland Mendy është e ardhmja.

Mbrojtësi i majtë francez ka zënë vend në formacionin e parë të Real Madridit duke e lënë në stol kapitenin brazilian, sidomos në ndeshje të mëdha.

Që kur është transferuar në Madrid në verën e vitit 2019, Mendy ka qenë titullar në 23 ndeshje në La Liga (prej 45 të mundshmeve) dhe Madridi kurrë nuk ka humbur.

Me Mendyn titullar, Reali ka arritur 17 fitore, gjashtë barazime.

Statistikat janë shumë pozitive sepse në këto ndeshje Reali e ka mbajtur 15 herë portën e pa prekur, ka pranuar 11 gola në 23 ndeshje (një mesatare 0.47 për ndeshje).

Gjatë kësaj kohe vetëm tre rivalë (Villarreal, Leganés dhe Betis) i kanë shënuar më shumë se një gol Madridit kur Mendy ka qenë titullar.

Ai ditë pas ditë po e blindon krahun e majtë dhe po ia minimizon minutat një legjende dhe kapiteni si Marcelo. 

(Kosova Sot Online)