Fitojnë Bayerni e Dortmundi, barazon Werderi i Rashicës

  • G.G /
  • 31 tetor 2020 - 17:49
Fitojnë Bayerni e Dortmundi, barazon Werderi i Rashicës

Kanë përfunduar shumica e ndeshjeve të xhiros së gjashtë të Bundesligës në Gjermani. Bayern Munchen ka shënuar fitore si mysafirë i Koln 1-2 derisa Borussia Dortmund mundi po ashtu si mysafirë skuadrën e Ariminia Bielfeld. Në anën tjetër Werderi i Milot Rashicës barazoi në Frankfurt kundër Eintrachtit me rezultat 1-1. Milot Rashica luajti për Werderin më shumë se 30 minuta lojë

1.FC Koln-Bayern Munchen 1-2

Bayern Munchen ka shënuar fotoren e radhës për ta marrë vendin e parë, s’paku deri të luhet ndeshja në mes të Borussia Monchengladbach-Leipzig. Në këtë ndeshje nuk startoi nga fillimi sulmuesi Robert Lewandowski, i cili u zëvendësua me Choupo-Moting, por nga minuta e parë startoi Gnabry, i cili u shërua nga Covid-19. Goli i parë për Bayernin erdhi nga penalltia në minutën e 13-të ku shënoi Muller. Rezultati do të dyfishohej në fund të pjesës së parë ku do të shënonte i kthyeri Gnabri në minutën e 45-të. Në pjesën e dytë Koln arriti të mbrohet mirë por edhe të sulmoi derisa e vënë në vështirësi Bayernin pasi që shënon gol në minutën e 83-të me Dominic Draxler. Pavarësisht presionit, Bayern arrin që të kthehet në Bavari me tri pikë dhe për momentin është në vendin e parë më 15 pikë dy më shumë se Leipzig që është në vendin e tretë por ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Arminia Bielefeld-Borussia Dortmund 0-2

Borussia Dortmund ka vazhduar me fitore në Bundesligë edhe këtë javë duke mundur Arminia Bielefeld me rezultat 0-2. Pjesa e parë e kësaj ndeshjeje përfundoi e barabartë 0-0, derisa në pjesën e dytë Dortmund shënoi të dy golat. Fillimisht ishte Mats Hummels që shënoi në minutën e 53-të kurse rezultati u dyfishua në minutën e 71-të ku përsëri golashënues ishte mbrojtësi i njohur gjerman. Pas kësaj fitoreje, Borussia Dortmund është në vendin e dytë, me po aq pikë sa Bayern Munchen. Kurse Arminia Bielefeld mbetet në vendin e 14 me vetëm 4 pikë nga gjashtë xhiro të zhvilluara.

Eintracht Frankfurt-Werder Bremen 1-1

Werder Bremen e Milot Rashicës ka arritur përsëri një rezultat pozitiv në Bundesligë. Kësaj radhe duke barazuar me Eintracht Frankfurtin si mysafirë. Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, madje ata rrezikuan portën e Bremen qysh në minutat e hershme. Në minutën e 34-të Kamada do të humbiste një mundësi ideale për Frankfurt që të kalonte në epërsi, por ai dështoi që të shënoi nga penalltia. Në pjesën e dytë Werder filluan më mirë dhe erdhën të goli në minutën e 51-të me Joshua Sargent. Por, Eintracht Frankfurt do të kthehej në lojë pasi që shënuan gol në minutën e 65-të me Andre Silva duke barazuar rezultatin. Në këtë ndeshje sot luajti edhe Milot Rashica, i cili hyri në lojë në minutën e 62-të në vend të Tahith Chong, por impakti në ndeshjen e Bremen nuk ishte aq i madh për Kosovarin. Pas xhiros së gjashtë, Werder Bremen është në vendin e 7 me 9 pikë, kurse Eintracht Frankfurt në një pozitë më poshtë me po ashtu 9 pikë. 

(Kosova Sot Online)