Interi me një mungesë të madhe kundër Realit të Madridit

  • S.A /
  • 02 November 2020 - 13:42
Interi me një mungesë të madhe kundër Realit të Madridit

Romelu Lukaku ka shënuar shtatë gola në shtatë ndeshje për Interin këtë sezon, por ai pritet që të mungojë në ndeshjen kundër Real Madridit në kuadër të Ligës së Kampionëve të martën.

Interi do të udhëtojë në Madrid për ndeshjen e javës së tretë në Grupin B, pa sulmuesin kryesor Lukaku, i cili ka pësuar një lëndim në muskuj.

27-vjeçari ka munguar edhe ndeshjen e fundit në Seria A kundër Parmas, e cila përfundoi me rezultat 2:2. Trajneri i zikaltërve Antonio Conte shpreson që belgu të jetë i gatshëm për ndeshjen në fundjavë kundër Atalantas.

Në dy ndeshjet e para të zhvilluara në Ligën e Kampionëve, kundër skuadrës së Shakhtar Donetsk dhe Borussia Monchengladbach, gjiganti italian nuk arriti më shumë se nga një barazim, duke i mbledhur vetëm dy pikë.

Ndërkohë Real Madridi ka dështuar në xhiron e parë duke humbur nga Shakhtar Donetsku me rezultat 3:2, ndërsa ka barazuar me skuadrën gjermane Monchengladbach.

(Kosova Sot Online )