Dortmundi dëshpëron Realin për Haalandin

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 18:06
 Dortmundi dëshpëron Realin për Haalandin

Erling Haaland vazhdon të jetë në qëndër të zërave të merkatos, me sulmuesin e talentuar norvegjez të Dortmundit që pëlqehet nga disa prej klubeve më të mëdha të Europës.

Megjithatë tifozët e klubit verdhezi mund të qëndrojnë të qetë pasi siç deklaron shefi ekzekutiv i klubit Hans-Joachim Watzke, Haaland nuk ka asnjë klauzolë largimi nga Dortmundi dhe dëshira e vetë futbollistit dhe e drejtuesve të Borussias është që ai të qëndrojë gjatë në Signal Iduna Park.

“Nuk ekziston asnjë klauzolë në kontratën e Haaland me ne. Duam të qëndrojë sa më gjatë me ne dhe besojmë se do ta bindim atë dhe agjentin e tij”, u shpreh ai.

Në këtë fillim sezoni me Dortmundin Haaland ka realizuar 9 gola mes Bundesligas dhe Champions Leagues.

(Kosova Sot Online)