Marash Kumbulla starton sërish në Europa League

  • E.K /
  • 05 November 2020 - 19:17
 Marash Kumbulla starton sërish në Europa League

Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes Romës dhe CFR Cluj në kuadër të Europa League.

Nga minuta e parë për Romën është hedhur në fushë qendërmbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla.

Dita ditës Kumbulla po tregon se e pret një e ardhme e ndritur.

Kjo ndeshje do të jetë një betejë për vendin e parë pasi të dy skuadrat kanë grumbulluar nga katër pikë pas dy ndeshjeve në Grupin A.

Roma:

CFR Cluj:

Takimi do të zhvillohet në ‘Olimpico’ nga ora 18:55.

(Kosova Sot Online)