Përballje e rivalëve të vjetër

  • 06 November 2020 - 17:29
 Përballje e rivalëve të vjetër

Java e katërt në Prince Caffe Superliga do të sjellë ndeshje mjaft interesante.

Të shtunën do të zhvillohet përballja mes rivalëve të vjetër Pejës dhe Bashkimit.

Pejanët e kanë nisur për mrekulli edicionin e ri, duke shënuar tri fitore në tri ndeshjet e para, kurse prizrenasit kanë një fitore dhe dy humbje.

Andaj, kjo përballje në Pejë pritet të jetë mjaft interesante.

Rahoveci-Ponte Prizreni është një tjetër sfidë interesante e xhiros së katërt.

Vreshtarët kanë dy fitore dhe një humbje në edicionin e ri, kurse prizrenasit një fitore dhe dy humbje në tri ndeshjet e para.

Vëllaznimi dhe Trepça do të ndeshen të dielën.

Këto dy skuadra në mesjavë shënuan fitoret e para në kampionat dhe përballja mes tyre do të jetë shumë interesante.

Takimi i fundit i kësaj xhiro është në mes Sigal Prishtinës dhe Golden Eagle Yllit, dy skuadra që shpresojnë të kenë një edicion sa më pozitivë.

Bardhekaltrit kanë një fitore dhe dy humbje, kurse therandasit dy fitore dhe një humbje.

(Kosova Sot Online)