Barcelona do të shesë pesë lojtarë të ekipit të parë në janar për të mbledhur fonde shkaku i humbjeve të mëdha

  • S.A /
  • 06 November 2020 - 16:30
Barcelona do të shesë pesë lojtarë të ekipit të parë në janar për të mbledhur fonde shkaku i humbjeve të mëdha

Barcelona është e gatshme të lerë pesë lojtarë të largohen në afatin kalimtar të janarit, me francezin Ousmane Dembele në mesin e tyre si emër i madh.

Gjigandët katalunas janë të vetëdijshëm se duhet të shesin lojtarë para se Ronald Koeman të mund të shtojë emra të rinj në skuadrën e tij në afatin e dimrit.

Koeman është i interesuar për sulmuesin e Lyonit, Memphis Depay dhe mbrojtësin e Manchester Cityt, Eric Garcia, dy lojtarë që nuk arriti t’i nënshkruajë gjatë verës.Sipas gazetës Mundo Deportivo, Dembele pritet t’i tregohet dera e daljes së bashku me Junior Firpo, Samuel Umtiti, Carles Alena dhe Martin Braithwaite.Dembele u bashkua me Barcelonën nga Borussia Dortmund në 2017 dhe nuk ka arritur të shpaguajë çmimin e tij prej 105 milionë euro, pasi edhe ka qenë i penalizuar nga lëndimet.

Ashtu si Dembele, shoku i ekipit ndërkombëtar Umtiti ka pësuar një numër dëmtimesh dhe ka mbetur nën hije të Clement Lenglet.

(Kosova Sot Online )