Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Kimmich

  • G.G /
  • 07 November 2020 - 22:44
Lajm i keq për Bayernin, lëndohet Kimmich

Klasikja gjermane në mes të Borussia Dortmund dhe Bayern Munich i takoi kësaj të fundit, por duket se lajme jo të mira vinë nga kampi bavarez

Mesfushori i skuadrës, Joshua Kimmich u detyrua që të largohet nga lojë për shkak se qalontë nga një lëndim që e pësoi me Erling Haaland.

Mediat gjermane kanë shkruar se Kimmich ka lënduar ligamentin literal të këmbës së majtë edhe pse ende nuk janë zhvilluar testet mjekësore për këtë lëndim.

“Nuk mund të bëjmë spekulime pasi që duhet të presim diagnostifikimin dhe fotografimin nga specialistët”, ka thënë trajneri i Bayernit, Hansi Flick, i cili shtoi se nëse ka ndodhur ky lëndim, atëherë pret vështirësi në mesfushën e bavarezëve për sezonin e mbetur.

(Kosova Sot Online)