Santiago Solari e dinte…

  • E.K /
  • 09 November 2020 - 18:10
 Santiago Solari e dinte…

Isco ishte befasia më e madhe mbrëmë në formacionin e Real Madridit në Mestalla.

Zinedine Zidane vendosi ta lërë në stol Toni Kroosin dhe të startojë me Iscon, madje pas një kohe të gjatë mos aktivizimi as nga stoli, dhe në fund doli se gaboi, ai nuk pati një paraqitje të mirë, derisa Reali u mposhtë 4-1 nga Valencia.

Isco nuk është ai i dikurshmi dhe këtë e kishte vërejtur edhe Santiago Solari, që për disa muaj në stolin e Madridit, nuk llogariste fare në mesfushorin spanjoll, ashtu siç nuk po llogarit edhe tani Luis Enrique pasi nuk e ka ftuar te Spanja që një kohë të gjatë, shkruan AS.

Zizu është munduar që ta mbajë të motivuar Iscon me fjalë të mira dhe me minuta duke i dhënë në fushë, por pa ndonjë rezultat dhe duket se treni i fundit ishte mbrëmë për Iscon, që me shumë gjasa, verën e vitit 2021 do të kërkojë klub të ri

(Kosova Sot Online)