Mësohet kur do të kthehet Arnold

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 07:57
Mësohet kur do të kthehet Arnold

Liverpooli do të jetë pa Trent Alexander-Arnold deri në dhjetor.

Mbrojtësi i djathtë u lëndua të dielën në barazimin 1-1 me Manchester City.

Ai mori trajtim në fushë para se të zëvendësohet nga James Milner.

Alexander-Arnold pritet t’i humbasë ndeshjet e radhës kundër Leicester, Atalanta dhe Brighton, gjithashtu mund të mungojë edhe në sfidat e ditëve të para të dhjetorit Ajax, Wolves dhe Midtjylland.

Ai gjithashtu do të mungojë në sfidat e radhës të Anglisë kundër Irlandës, Belgjikës dhe Islandës. 

(Kosova Sot Online)