Caktohet orari i ndeshjes së mbetur, Drita – Llapi

  • G.G /
  • 10 November 2020 - 10:45
Caktohet orari i ndeshjes së mbetur, Drita – Llapi

Federata e Futbollit të Kosovës e ka caktuar datën e zhvillimit të ndeshjes së mbetur të Superligës në mes të Dritës dhe Llapit.

Shtëpia e futbollit kosovar ka njoftuar se ndeshja e pazhvilluar në xhiron e parë shkaku i angazhimit të gjilanasve në garat evropiane, do të zhvillohet këtë të diel duke filluar nga ora 13:30.

Aktualisht, Drita është e dyta në tabelë me 22 pikë, 4 më pak se lideri Ballkani, por me dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Nëse i fitojnë eventualisht të dyja këto, “Intelektualët” do ta merrnin kreun e tabelës.

Nga ana tjetër, llapjanët nuk i kanë aspak punët mirë pasi në 10 ndeshje e kanë shijuar vetëm një herë fitoren, duke përfunduar aktualisht në vendin e fundit në tabelë. 

(Kosova Sot Online)