Kullashi ndalet në rrethin e dytë në Evropianin U-23

  • E.K /
  • 10 November 2020 - 16:36
 Kullashi ndalet në rrethin e dytë në Evropianin U-23

Arbër Kullashi është ndalur në xhiron e dytë në Kampionatin Evropian U-23 të xhudos.

Garuesi kosovar e fitoi duelin e parë kundër polakut Rdzmal.

Mirëpo, ai u ndal në rrethin e dytë pasi u dorëzua përballë garuesit spanjoll, Nieto Trinidad.

Kosova megjithatë doli mirë nga ky eveniment, i cili u mbajt në Poreç të Kroacisë.

Laura Fazliu e fitoi medaljen e bronztë në kategorinë 63 kilogramë, ndërsa ditë më parë e kishte fituar të argjendtën në Evropianin U-21.

(Kosova Sot Online)