Barcelona e padit Neymarin

  • S.A /
  • 11 November 2020 - 14:29
Barcelona e padit Neymarin

Barcelona e padit Neymarin

Barcelona do ta paditë Neymarin për më shumë se 10 milionë euro, për shkak se e kishte paguar atë më shumë seç duhej gjatë kohës së tij në Camp Nou.

Sipas mediave në Spanjë, pas inspektimit të tatimeve gjatë periudhës financiare 2015, është gjetur se Barcelona e kishte paguar Neymarin së tepërmi dhe tani po kërkon t’i kthejë ato para.

Mundo Deportivo, një gazetë katalonase e afërt me klubin, raporton se Agjencia Tatimore e Spanjës ka gjetur se superylli brazilian i PSG-së kishte përfituar nga një pasurim i pamerituar, duke qenë se Barcelona kishte paguar shumë më të lartë parash bruto seç detyrohej.

Si rrjedhojë, gjiganti katalonas e ka dorëzuar një padi mbi bazën e mbipagesës.

Por Agjencia Tatimore e ka njoftuar Barcelonën se, nëse kjo çështje nuk zgjidhet, atëherë mbipagesa (10.2) do të shihet si donacion i klubit për Neymarin.

Neymari është lojtari më borxhin më të lartë ndaj thesarit spanjoll sepse, sipas të dhënave të publikuar në shtator, braziliani i ka borxh mbi 34 milionë euro në përgjithësi. 

(Kosova Sot Online )