Uzuni i lumtur me golin kundër Kosovës

  • E.K /
  • 11 November 2020 - 18:40
 Uzuni i lumtur me golin kundër Kosovës

Myrto Uzoni ka qenë kryesor sonte në fitoren e Shqipërisë kundër Kosovës.

Ai asistoi në golin e Balajt në minutën e 31-të derisa shënoi në minutën eë 65-të.

“E vërtetë një gol i shënuar për kaq kohë, sigurisht me gëzon aq më pak se kam kaluar një kohë jo të mirë me koronavirusin”.

Uzuni ka thënë se ende nuk është 100 për qind mirë fizikisht por tani ai është duke shikuar për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve ku Shqipëria do të përballet me Kazakistanin dhe Bjellorusisë.

“Besoj që do ja dalim mirë. Do i ndjekim këshillat e trajnerit dhe do të shkojmë përpara”.

(Kosova Sot Online)