Interi mendon për transferimin e Juan Bernat në verë

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 09:03
Interi mendon për transferimin e Juan Bernat në verë

Juan Bernat do të largohet nga Paris Saint Germain në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi i majtë spanjoll për momentin është jashtë aksionit për disa muaj pasi është i lënduar dhe do t’i mungojë gjigantit francez. 27-vjeçari ka kontratë me parisienët deri në qershor të vitit 2021, por ende nuk e ka vazhduar të rejën.

Por ai ende nuk ka pranuar rritjen dhe Interi po synon që ta bind lojtarin për tu transferuar në Serie A.

Tuttosport ka raportuar se drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio ka pasur disa biseda me agjentin e lojtarit.

Bernat i pëlqen shumë italianëve dhe pritet që ata t’i ofrojnë një kontratë të mirë për ta bindur t’iu bashkohet si transferim i lirë në verë. 

(Kosova Sot Online )