I lënduari Neymar lirohet nga Brazili

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 11:40
I lënduari Neymar lirohet nga Brazili

Neymar është larguar nga kombëtarja e Brazilit për kualifikimet e Botërorit 2022.

Ylli i Paris Saint-Germain, ka pësuar lëndim në këmbe, dhe nuk do të jetë pjesë e kombëtares së Brazilit për dy ndeshjet e ardhshme kundër Venezuelës dhe Uruguait.

Ftesa për të ishte me shpresë që do të shërohej dhe do të ishte i gatshëm për ndeshjen e dytë, atë me Uruguain në Montevideo.

Por, 28-vjeçari nuk arriti të rikuperohej dhe të ishte pjesë e planeve të trajnerit Tite, ndërsa për të foli edhe doktori i kombëtares, “Ne kemi shpresuar që ai do të luajë, prandaj e kemi thirrur që të vij në Brazil”, u shpreh Rodrigo Lasmar.

Brazili gjithashtu do të ketë mungesën e Philippe Coutinhos, Fabinhos dhe Rodrigo Caio të cilët janë të lënduar ndërsa Eder Militao dhe Gabriel Menino të cilët kanë rezultuar pozitiv në testit për koronavirus.

Brazili do të takohet me Venezuelën në Sao Paolo të premten, para se te udhëtojnë për Uruguai.

(Kosova Sot Online )