Neymar ende ëndërron rikthimin në Barcelonë

  • S.A /
  • 13 November 2020 - 16:13
Neymar ende ëndërron rikthimin në Barcelonë

Braziliani ëndërron të rikthehet në ‘Camp Nou’.

Neymar ende është duke lobuar për t’u rikthyer në Barcelonë, raporton Sport, me brazilianin që po refuzon të rinovojë kontratën me Paris Saint-Germain.

U raportua se Neymar është adaptuar me jetën në Parc des Princes pas spekulimeve të shumta për të ardhmen e tij, por do të mirëpriste tani një rikthim në Camp Nou.

Për katër sezone me fanellën e Barcelonës, Neymar ka bërë 186 paraqitje, ka shënuar 105 gola dhe ka dhuruar shumë asiste. 

(Kosova Sot Online )